Përkujtohet në një akademi solemne në Katedralen e Prishtinës, trashëgimia e Imzot Nikë Prelës dhe Imzot Mark Sopit
Kosova E Shtunë, 10 Janar 2026 17:48 Në një akademi solemne të mbajtur në Katedralen e Prishtinës, u përkujtua vepra dhe trashëgimia e dy prej figurave më të shquara të Kishës Katolike dhe kombit shqiptar, Imzot Nikë Prelës në 30-vjetorin e kalimit në amshim dhe Imzot Mark Sopit në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta. Në këtë ngjarje, ku morën pjesë krerët më të lartë shtetërorë e fetarë, përfshirë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe Ipeshkvin Imzot Dodë Gjergji, u theksua roli i tyre jo vetëm si udhëheqës shpirtërorë, por edhe si zëra të fuqishëm të arsyes dhe guximit qytetar në periudhat më të vështira për Kosovën. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në fjalën e tij, i cilësoi Imzot Prelën dhe Imzot Sopin si “bartës të...
Burimi:
kohajone.com