Përkujtohet masakra e Reçakut, Kurti: Do sjellim para përgjegjësisë autorët

Përkujtohet masakra e Reçakut, Kurti: Do sjellim para përgjegjësisë autorët

Kosova ka përkujtuar këtë 15 Janar viktimat e masakrës së Reçakut në fshatin Shtimë ku 27 vite më parë, forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë. Krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë Albin Kurti,  liderë të partive politike e qytetarë të shumtë u mblodhën në memorialin e viktimave në fshatin Reçak. “Ne do vazhdojmë të mbrojmë të vërtetën jo vetëm këtu në Kosovë”, tha Presidentja Osmani. Kryeministri Kurti u zotua se institucionet e vendit do të punojnë për të sjellë para drejtësisë përgjegjësit e masakrës. “Jemi këtu bashkë, si krerë të institucioneve, me kryetarë të komunave dhe kolegë nga Qeveria e Parlamenti, por edhe zyrtarë të tjerë të shtetit, që të shprehim dhimbjen tonë për këtë plagë të hapur, së cilës ende i...