Për datën e zgjedhjeve, Vjosa Osmani mbledh sot krerët e partive politike

Për datën e zgjedhjeve, Vjosa Osmani mbledh sot krerët e partive politike

Kosova E Premte, 6 Mars 2026 11:45 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet të zhvillojë sot një takim me liderët e partive politike, i cili është planifikuar të nisë në orën 13:00. Ky takim vjen pas vendimit të saj për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës, vendim që ajo e bëri publik gjatë një konference për media të mbajtur më herët gjatë ditës së sotme. Gjatë deklaratës së saj, Osmani theksoi se qëllimi i këtij takimi është zhvillimi i konsultimeve zyrtare me përfaqësuesit e partive politike lidhur me përcaktimin e datës së zgjedhjeve të reja parlamentare. Ajo sqaroi se ligji parashikon që para shpalljes së datës së zgjedhjeve të zhvillohen konsultime me partitë politike, duke e cilësuar këtë si një detyrim institucional. ipas presidentes, shpërndarja e...