PDK mbështet shpërndarjen e Kuvendit: LVV-ja dëshiron ta kontrollojë çdo institucion

PDK mbështet shpërndarjen e Kuvendit: LVV-ja dëshiron ta kontrollojë çdo institucion

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbështetur vendimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit, duke thënë se ai është në përputhje me Kushtetutën pasi deputetët dështuan ta zgjedhin presidentin e ri brenda afatit kushtetues. Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, argumentoi se Kushtetuta përcakton qartë afatet për zgjedhjen e presidentit, duke caktuar se presidenti duhet të zgjidhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual. Ai tha se interpretimi i disa zyrtarëve të shumicës parlamentare për një afat 60-ditor nuk e anulon këtë dispozitë. “Neni 82, paragrafi 1, përcakton se procedura për zgjedhjen e presidentit mund të zgjasë deri në 60 ditë, por ky nen nuk e anulon dhe as nuk e tejkalon afatin 30-ditor të përcaktuar...