Pavarësia / Osmani: Kosova u ndërtua mbi sakrificën e brezave; Kurti: Lëvizja pa viza dhe aplikimi në BE, arritje që na bëjnë krenarë

Pavarësia / Osmani: Kosova u ndërtua mbi sakrificën e brezave; Kurti: Lëvizja pa viza dhe aplikimi në BE, arritje që na bëjnë krenarë

Krerët e vendit kanë nisur aktivitetet shtetërore për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Pas ngritjes së Flamurit, krerët e vendit thanë se pavarësia e Kosovës është arritur me sakrifica të mëdha. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, teksa ka përkujtuar të gjithë ata që sakrifikuan gjithçka në mënyrë qytetarët të gëzojnë sot shtetin e Kosovës, theksoi se sakrifica për të arritur deri këtu ka qenë shekullore. “Shprehim respektin më të thellë për rrugën, vizionin dhe kontributin e presidentit tonë historik, Atit të Pavarësisë dhe arkitektit të saj, doktor Ibrahim Rugova. Për sakrificën e familjes Jashari, në krye me komandantin legjendar Adem Jashari. Për mijëra dëshmorë e heronj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha ajo. Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nderuar figurat...