“Padrejtësi ligjore dhe historike”, avokati i Thaçit-gjykatësve: Këta burra duhet t’i prezumoni të pafajshëm, ua kërkon ligji!
Sot nis dita e tretë e deklaratave përmbyllëse në gjyqin kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi në Gjykatën Speciale, me seli në Hagë. Luka Misetic, avokat i Hashim Thaçit, tha në fillim të deklaratës së tij përmbyllëse në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë se klienti i tij është i pafajshëm. Avokati kritikoi mënyrën e mendimit të Prokurorisë së Specializuar, që kërkoi 45 vjet burgim për secilin prej katër të akuzuarve. “Hashim Thaçi është i pafajshëm”, tha fillimisht Misetic. “Para jush keni katër burra, për të cilët ligji thotë që duhet t’i prezumoni të pafajshëm”, tha ai. Misetic tha se në këtë pikë trupi gjykues duhet të nisë argumentimin për marrjen...
Burimi:
javanews.al