Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Osmani uron Krishtlindjen: Paqja dhe solidariteti janë vlerat që na bashkojnë si komb
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të natës së Krishtlindjes që u mbajt në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë. Osmani u është drejtuat qytetarëve duke rikujtuar rëndësinë e bashkimit, solidaritetit dhe humanizmit në shoqëri. Presidentja tha se Krishtlindja është frymëzimi që na kujton se edhe përballë sfidave duhet të triumfojë shpresa. “Magjia e Krishtlindjes na bën sonte të kthejmë vëmendjen edhe drejt atyre që janë larg, në shërbim, por mbi të gjitha drejt atyre që kanë më së shumti nevojë për kujdesin tonë,” tha Presidentja, duke shtuar se shembulli i Nënë Terezës na frymëzon të kujdesemi për të tjerët gjatë gjithë vitit. Presidentja gjithashtu theksoi rëndësinë e traditës dhe historisë së Kosovës, duke kujtuar figurat historike dhe shpirtërore që...