Osmani miraton Albin Kurtin si mandatar për formimin e qeverisë së re në Kosovë
Albin Kurti është mandatari për formimin e Qeverisë së Kosovës. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka miratuar propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje për emrin e Kurtit në krye të ekzekutivit. Kjo u bë e ditur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një postimi në Facebook. “Sot, në përputhje me kushtetutën e Kosovës, kam caktuar Kryeministrin Albin Kurti, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. I uroj suksese në udhëheqjen e Qeverisë së re dhe punë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ju priftë e mbara!”, shkruan Osmani. Miratimi vjen pas takimit të përbashkët mes Kurtit e Osmanit, ndërkaq pritet që pas pak në foltoren e Kuvendit të Kosovës ai të paraqesë ekspozenë e tij si kryeministër. Gjithashtu Kurti do të shpalosë...
Burimi:
vizionplus.tv