Osmani bën thirrje që presidenti i Kosovës të zgjidhet me votat e popullit

Osmani bën thirrje që presidenti i Kosovës të zgjidhet me votat e popullit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se i ka kërkuar Kuvendit të bëjë ndryshime kushtetuese për ta mundësuar zgjedhjen e presidentit të vendit përmes votës së popullit. “Duke parë dështimet e njëpasnjëshme në zgjedhjen e Presidentes/it, sapo kam proceduar në Kuvend amendamentet kushtetuese për zgjedhje të drejtpërdrejta të Presidentit/es, të cilat ishin hartuar nga Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës në vitin 2011”, shkroi Osmani. Ajo u bëri thirrje të gjitha partitë politike t’i votojnë këto amendamente kushtetuese. “Tash e tutje, le të flasë populli”, shkroi Osmani në Facebook. Sipas Kushtetutës, presidenti i Kosovës zgjidhet nga Kuvendi përmes votimit të fshehtë të deputetëve. Thirrja e Osmanit vjen pasi partitë politike nuk arritën marrëveshje për një president konsensual dhe Osmani nuk gjeti mbështetjen e...