Nuk zbatoi urdhrin e policisë dhe aksidentoi dy policë gjatë ndjekjes, arrestohet shoferi në Mitrovicë

Nuk zbatoi urdhrin e policisë dhe aksidentoi dy policë gjatë ndjekjes, arrestohet shoferi në Mitrovicë

Autoritetet në Kosovë kanë vënë në pranga këtë të dielë një person i cili dyshohet se ka rrezikuar zyrtarët policorë gjatë një ndjekjeje. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëgjesit të datës 7 shkurt në fshatin Koshtovë të Mitrovicës. Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 01:40, i arrestuari nuk i është ndalur urdhurit të policisë dhe ka goditur me makinë dy efektivë të policisë. Ata kanë marrë ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Nga përplasja janë shkaktuar edhe dëme materiale në automjetet e përfshira. Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga organet.