“Nesër mbaron kjo punë”, mesazhi tronditës i Murselit për Plavën para vrasjes së Liridonës

“Nesër mbaron kjo punë”, mesazhi tronditës i Murselit për Plavën para vrasjes së Liridonës

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka vazhduar sot në 11 shkurt seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, një ngjarje që ka tronditur opinionin publik në Kosovë. Për këtë rast, i dyshuari kryesor është bashkëshorti i saj, Naim Murseli, i cili po përballet me akuzat lidhur me organizimin e vrasjes së 30-vjeçares. Gjatë seancës së sotme është zbuluar një mesazh që, sipas prokurorisë, është dërguar një natë para vrasjes. Sipas deklarimit në sallën e gjyqit, më 28 nëntor 2023, rreth orës 19:41, Naim Murseli dyshohet se i ka dërguar një mesazh Granit Plavës me përmbajtjen: “Shok, me siguri nesër përfundon”. Ky mesazh u lexua nga gjykatësja gjatë shqyrtimit të provave materiale. Sipas pretendimeve të prokurorisë, ky komunikim konsiderohet si një element i rëndësishëm që lidhet...