Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Nesër Kosova voton. A do e zgjidhin krizën politike?
Nëse do ta përmbledhësh politikën e Kosovës për vitin 2025, mund ta bësh me pak fjalë: zgjedhje, konstituim, dështim, sërish zgjedhje… Mund t’i shtohen edhe disa: opozita bllokon, pushteti bllokon… Dhe, pse jo, edhe disa “më të forta”: ‘hajvanë’, ‘kudra’, ‘të shitur’… E sigurt është që nuk ishte vit i kompromisve, i marrëveshjeve politike, apo i projekteve të mëdha ndërkombëtare. I ndëshkimeve po: Dialogu Strategjik me SHBA-në, për shembull, u pezullua. Në krye të listës së personazheve të këtij seriali politik ishin vetë deputetët. Për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, ata u mblodhën… pakkush e mban mend sa herë, por mbi 50 po. Ishte hera e parë që në institucionin ligjvënës të Kosovës ndodhte diçka e tillë. Kur më në...