Në Kosovë fillon rinumërimi i pjesshëm i votave, po dalin manipulime të mëdha

Në Kosovë fillon rinumërimi i pjesshëm i votave, po dalin manipulime të mëdha

Dyshime për manipulime me vota, veçanërisht brenda subjekteve politike, dhe ankesa nga kandidatët për deputetë ka pasur në vazhdimësi ndër vite në Kosovë. Tani, një vendim i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për t’i rinumëruar votat në një të tretën e vendvotimeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit ka ngritur shqetësime edhe për integritetin e procesit më të fundit zgjedhor. Për më tepër, rinumërimi rrezikon ta vonojë edhe më shumë themelimin e institucioneve të reja të Kosovës, dhe mund të sjellë ndryshime në përbërjen e Kuvendit prej 120 vendesh, paralajmërojnë vëzhguesit. Çka ndodhi dhe si erdhi deri këtu? KQZ-ja – e cila mbikëqyr procesin zgjedhor në vend – e filloi rinumërimin më 13 janar në 914 vendvotime nga 2.557 sa ishin në zgjedhjet...