“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur hapur për raportin e saj me kryeministrin Albin Kurti. Ajo ka thënë se “ndjej një tradhti personale pas ndryshimeve në marrëdhëniet politike”. Osmani ka deklaruar se Kurti më parë i kishte dhënë mbështetje të plotë, duke e vlerësuar punën e saj në krye të shtetit dhe duke premtuar se do ta përkrahte edhe për një mandat tjetër presidencial. “Kurti është zotuar se do të më përkrahë në një kauzë të tillë, duke theksuar se bashkimi ynë është në interes. Ne do të vazhdojmë bashkë si ky binom që i dha shpresë Kosovës. Kurti më tha: ‘Je presidentja më e mirë në shekullin 21’”, ka thënë Osmani. Megjithatë, ajo shtoi se më vonë situata ndryshoi dhe se u njoftua...