Ndahet nga jeta babai i Salih Mustafës! Ish-komandanti i UÇK-së kërkoi ta takonte, Gjykata Speciale refuzoi

Ndahet nga jeta babai i Salih Mustafës! Ish-komandanti i UÇK-së kërkoi ta takonte, Gjykata Speciale refuzoi

Babai i ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa, është ndarë nga jeta mëngjesin e kësaj të enjteje. Mediat në Kosovë bëjnë të ditur se Jahja Mustafa vuante prej kohësh nga probleme serioze shëndetësore. Për shkak të gjendjes së rënduar të të atit, Salih Mustafa kishte paraqitur një kërkesë pranë Dhomave të Specializuara në Hagë për të marrë leje dhe ta vizitonte, por kjo kërkesë ishte refuzuar. Pas ndarjes nga jeta të Jahja Mustafës dhe publikimit të faktit se kërkesa për vizitë nuk ishte miratuar, ka ardhur edhe një reagim politik nga Kosova. Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka shprehur kritika të ashpra ndaj Gjykatës Speciale. Në një reagim në rrjetet sociale, Çitaku ka theksuar se refuzimi për t’i mundësuar Salih Mustafës...