Ministrja e Kurtit kundër Ramës: Editoriali me Vuçiç nuk falet nga qytetarët e Kosovës
Kosova E Martë, 17 Mars 2026 15:36 Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Donika Gërvalla ka kritikuar kryeministrin Edi Ramën, lidhur me editorialin e përbashkët që ai ka publikuar me Presidentin serb Aleksandër Vuçiç, në gazetën gjermane FAZ. Gërvalla tha se qytetarët e Kosovës nuk kanë për t’ia falur këtë artikull Rama. Ajo shtoi gjithashtu se nuk duhet të ketë për Shqipërinë alternativa me Serbinë që nuk kalojnë nëpër Kosovë. “Nga ana e kryeministrit Rama, i cili i tejkalon edhe ato kur kemi mbyllur njërin sy në të kaluarën, është artikulli i fundit i publikuar së bashku me Vuçiçin në gazetën prestigjioze gjermane. Unë mendoj që qytetarët e Kosovës nuk kanë për t’ia falur atë artikull kryeministrit Rama, sepse krijohet përshtypja herë pas herë që gjithmonë, atëherë...
Burimi:
kohajone.com