“Më jep 6.600 € ose do të merzis jetën”/ Kërcënoi e shantazhoi futbollisti, procedohet trajneri nga Kosova

“Më jep 6.600 € ose do të merzis jetën”/ Kërcënoi e shantazhoi futbollisti, procedohet trajneri nga Kosova

Trajneri i futbollit Avni Hasani, pasi u pushua nga puna nga klubi Feronikeli i Drenasit për shkelje të rënda disiplinore pas një konflikti me një futbollist, në shenjë hakmarrjeje e ka paditur atë pa asnjë fakt apo provë konkrete. Më pas, ai ka kaluar në shantazh, duke i kërkuar futbollistit shumën prej 6.600 € për ta tërhequr padinë, duke e kërcënuar se nëse shuma nuk paguhej, do t’ia shkatërronte jetën dhe karrierën, duke përhapur lajme të rreme për të në media. Pas refuzimit të futbollistit, trajneri ka kontaktuar disa media në Kosovë dhe Shqipëri, të cilat e kanë publikuar lajmin pa verifikuar faktet dhe pa kërkuar reagim as nga klubi Feronikeli dhe as nga vetë futbollisti, duke i shkaktuar këtij të fundit dëmtim të rëndë...