Mbrojtja e Krasniqit në Hagë: Prokuroria mbylli sytë para provave që nuk i përshtateshin narrativës së saj

Mbrojtja e Krasniqit në Hagë: Prokuroria mbylli sytë para provave që nuk i përshtateshin narrativës së saj

Kosova E Premte, 13 Shkurt 2026 17:06 Sot zhvillohet dita e pestë e deklaratave përmbyllëse në gjyqin kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi në Gjykatën Speciale, me seli në Hagë. Prokuroria ka kërkuar nga 45 vjet burgim për secilin të akuzuar. Pas mbrojtjes së Selimit, ishte radha e mbrojtjes së Jakup Krasniqit. Avokatja e Krasniqit, Venkatesëari Alagendra tha se ZPS-ja ka mbyllur sytë para “çdo prove që nuk i është përshtatur” narrativit të saj. Në këtë drejtim, ajo tha se Prokuroria nuk ka përfillur dëshmitë e dëshmitarëve të saj lidhur me emërimin e Jakup Krasniqit si zëvendëskomandnat i UÇK-së. “Trupi gjykues ka marrë dëshmi të shumta se emërimi i Krasniqit si zëvendëskomandant nuk njihej në...