LVV propozoi Konjufcën kandidat për President, reagon LDK: Nuk përfaqëson konsensusin e nevojshëm
Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ashpër ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, pasi këta të fundit mbështesin figurën e Glauk Konjufcës për postin e Presidentit. Sipas LDK-së, qasja e VV-së nuk tregon përpjekje serioze për ndërtimin e një konsensusi politik. LDK thekson se zgjedhja e Presidentit duhet të zhvillohet me seriozitet dhe përgjegjësi institucionale, në frymën e konsensusit që kërkon Kushtetuta. Sipas LDK-së, VV-ja e ka trajtuar procesin si një garë politike, duke mos krijuar kushtet për një marrëveshje të gjerë dhe duke rrezikuar shkeljen e afateve kushtetuese dhe stabilitetin institucional. Reagimi i plotë Lidhja Demokratike e Kosovës ka besuar gjithmonë se procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës duhet të zhvillohet me seriozitet të plotë dhe me përgjegjësi institucionale, si dhe në frymën e...
Burimi:
kohajone.com