LVV i hedh benzinë zjarrit, propozon Glauk Konjufcën për President të Kosovës
Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se do të propozojë Glauk Konjufcën për president të Kosovës. “Në këto rrethana, Lëvizja Vetëvendosje, pas të gjitha përpjekjeve për të arritur marrëveshje, do të propozojë për kandidat për President ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ish-kryetarin e Kuvendit, deputetin e shtatë legjislaturave dhe njeriun e dytë më të votuar në historinë e Republikës sonë, z. Glauk Konjufca”, u tha në njoftimin e LVV-së. Kjo parti ftoi edhe një herë subjektet opozitare që të propozojnë një kandidat, ndërsa u ofroi ndihmë për mbledhjen e nënshkrimeve. “Nëse u nevojiten nënshkrime plotësuese ne ju ndihmojmë nga grupi ynë parlamentar”, tha LVV-ja, teksa u shpreh e bindur se “kjo sfidë është e kalueshme, zgjedhjet janë të evitueshme dhe është plotësisht e mundshme të...
Burimi:
kohajone.com