LIVE! Presidenti nga populli, nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës
Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën e jashtëzakonshme në lidhje me amendamentet e propozuara nga presidentja Vjosa Osmani, për të zgjedhur kreun e shtetit drejtpërdrejt nga populli. Më herët, Komisioni për legjislacion miratoi amendamentet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit nga populli. Pro votuan gjashtë deputetë nga shumica parlamentare, ndërsa dy deputetët nga PDK-ja ishin kundër. Në komision mungoi anëtari i LDK-së, ndërsa shefja e grupit parlamentar të kësaj partie, Jehona Lushaku nuk kishte të drejtë vote.
Burimi:
javanews.al