Kushtetuesja rrëzon dekretin, Kuvendi ka 34 ditë për zgjedhjen e Presidentit
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur që Dekreti nr. 24/2026 i 6 marsit 2026 i Presidentes së Republikës, Vjosa Osmani nuk prodhon asnjë efekt juridik. Gjykata obligon deputetët e Kuvendit që nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, të kenë në dispozicion 34 ditë për të zhvilluar dhe përfunduar procedurën e zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës. Gjykata ka sqaruar se nëse Kuvendi dështon të zgjedhë Presidentin brenda këtij afati, atëherë ai shpërndahet automatikisht në bazë të Kushtetutës. Në këtë rast, zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të mbahen brenda 45 ditësh. Po ashtu, me hyrjen në fuqi të këtij aktgjykimi shfuqizohet edhe masa e përkohshme e vendosur më 9 mars 2026. Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe do të publikohet në Gazetën Zyrtare të...
Burimi:
kohajone.com