Kushtetuesja pezullon përkohësisht dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit
Gjykata Kushtetuese ka vendosur një masë të përkohshme për pezullimin e dekretit të Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja parlamentare. Sipas vendimit të Gjykatës, masa do të mbetet në fuqi deri më 31 mars, ose deri në një vendim përfundimtar për çështjen. Gjatë kësaj periudhe, presidentes Osmani i ndalohet të ndërmarrë veprime të mëtejshme lidhur me dekretin, ndërsa edhe Kuvendi nuk mund të marrë vendime që lidhen me të. Gjykata theksoi se kjo masë synon të parandalojë dëme të pariparueshme për rendin kushtetues dhe funksionimin demokratik të institucioneve në Kosovë. Vendimi nënkupton se presidentja nuk mund të shpallë datë për zgjedhje të reja për sa kohë masa është në fuqi. Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit është kundërshtuar në Kushtetuese nga partia në...
Burimi:
vizionplus.tv