Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?
Kuvendi i Kosovës ka sot votuar një rezolutë në mbështetje të krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Rezoluta e iniciuar nga PDK mori 90 vota pro, 1 kundër dhe asnjë abstenim. Kundër rezolutës votoi vetëm deputeti i LVV-së, Fatos Geci. Lista Serbe nuk ishte e pranishme në sallë. Lidhja Demokratike e Kosovës ishte pro rezolutës, por kërkoi që të futet edhe një pikë për dhënien e drejtësisë për vrasjet politike. Ishte shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku që bëri kërkesën. Por kjo u hodh poshtë nga PDK. Kreu i Grupit Parlamentar të kësaj force politike Përparim Gruda tha se teksti ishte hartuar nga një grup ekspertesh dhe se nuk mund të ndryshohej. Kjo bëri që deputetët e LDK-së të mos merrnin...
Burimi:
javanews.al