“Kurti po tenton ta kontrollojë masën”, deputeti i PDK-së akuzon Vetëvendosjen: Qindra profile false dhe sulme ndaj UÇK-së e opozitës

“Kurti po tenton ta kontrollojë masën”, deputeti i PDK-së akuzon Vetëvendosjen: Qindra profile false dhe sulme ndaj UÇK-së e opozitës

Deputeti i PDK-së, Artan Berhami, ka deklaruar se opinioni publik është helmuar prej dy dekadash nga deklarata që, sipas tij, janë materializuar nga Lëvizja Vetëvendosje për ta imponuar narrativën e saj. Berhami tha se, veçanërisht në gjashtë vitet e fundit dhe sidomos pas dërgimit të krerëve të UÇK-së në Hagë, janë hapur qindra profile false që, sipas tij, në mënyrë të organizuar kanë hedhur baltë mbi krerët e UÇK-së dhe kanë sulmuar një pjesë të opozitës. Sipas deputetit të PDK-së, kjo ka një qëllim politik, të cilat, sipas tij, Kurti i përdor për të kontrolluar masën. Prej dy dekadash është helmuar opinioni publik nga disa deklarata, ku kryesisht Vetëvendosja i ka materializuar, duke e bërë mekanizëm për të imponuar të vërtetën. Në 6 vitet e...