Kurti: Në shkurt do të shihet nëse partitë e tjera do të bashkëpunojnë për presidentin

Kurti: Në shkurt do të shihet nëse partitë e tjera do të bashkëpunojnë për presidentin

Kosova E Premte, 30 Janar 2026 14:26 Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se është i gatshëm dhe ka interesim për një bashkëpunim me opozitën por që a është kjo reciproke, thotë se mbetet të shihet në muajin shkurt, por thekson se duhet të shihet në Kuvend nëse ka atmosferë për një raport të ri Qeveri- opozitë. Kurti tha se është takuar dhe me presidenten Vjosa Osmani, por nënvizon se para procesit të zgjedhjes së presidentit duhet fillimisht të kalohen tre hapa të tjerë. “Ne duhet të shohim në Kuvend se a ka atmosferë për një raport të ri Qeveri–Opozitë. Unë nuk mund ta them këtë paraprakisht, por pa dyshim muaji shkurt është muaji që do të na tregojë a do të...