Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Kurti: Më 28 dhjetor na duhet fitore vendimtare
Kosova E Mërkurë, 24 Dhjetor 2025 17:31 “Kosova dhe Serbia duhet të normalizojnë marrëdhëniet.” Kështu u shpreh kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti në një intervistë për AFP-në, ndërsa Kosova mban të dielën zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të dytat brenda këtij viti. “Normalizimi i raporteve me një regjim autoritar që nuk të njeh dhe nuk i pranon krimet e kryera gjatë luftës, është mjaft i vështirë”- shtoi ai, ndërsa vuri ne dukje se mes dy vendeve ka një pakt të tillë, duke iu referuar marrëveshjes së nënshkruar me ndëmjetësimin e Bashkimit Evropian në vitin 2023. “Duhet ta zbatojmë, që nënkupton njohje të ndërsjellë mes dy vendeve, të paktën njohje de facto.”- u shpreh Kurti duke theksuar se për të rifilluar dialogun, Serbia duhet të...