Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë po i japin edhe njëherë mundësinë Albin Kurtit të krijojë qeverinë vetëm me disa deputetë të pakicave kombëtare, por pa pasur nevojë t’i shtrijë dorën opozitës. Kur janë numëruar gati 90% e kutive të votimit në të gjithë vendin, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë rreth 50% të votave që në bazë të përllogaritjes mund të prodhojnë 56 deputetë. Albin Kurtit i duhen jo më shumë se 5 deputetë nga 10 që kanë pakicat jo serbe për të formuar pa shumë kokëçarje qeverinë “Kurti 3”. Krahasuar me zgjedhjet e shkurtit 2025, Lëvizja Vetëvendosje ka një rritje me 8 për qind. Në të njëjtat nivele me ato të dhjetë muajve më parë është Partia Demokratike e Kosovës, e cila vetëm pak para...