Kurti fiton thellë zgjedhjet, kryetarja e grupit të VV: Raportet me Trump dhe Brukselin janë…

Kurti fiton thellë zgjedhjet, kryetarja e grupit të VV: Raportet me Trump dhe Brukselin janë…

Përplasjet disamujorshe ndërmjet partive politike në Kosovë dhe fjalori polarizues përfunduan me fitoren bindëse të lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Kryeministri në detyrë Albin Kurti pati një fitore të thellë me 49.30 për qind të votave, sipas rezulteteve paraprake. Kryetarja e grupit të VV, Mimoza Kusari Lila tha se fitorja dëshirohej por nuk pritej, ndërsa foli edhe për raportet e Kosovës me Brukselin dhe SHBA. ”Për ne ishte fitore e cila në këto përmasa dëshirohej por nuk pritej, ajo çfarë erdhi mbrëma, konfirmimi i fitores së fortë tregojnë përcaktimin e qartë të votuesve kosovar. Pas 9 muajve dhe shumë përpjekjeve u tregua se ata dhanë verdiktin. Një element i rëndësishëm ka të bëjë me qartësinë e vendimmarrjes që qeveria Kurti 2 i pati...