Kurti: Ende s’e kemi zgjidhjen për president
“Ende nuk e kemi zgjidhjen, por do t’ju njoftojmë së shpejti”, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit të zhvilluar me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Sipas Kurtit, takimi ishte “në një atmosferë konstruktive”, ndërsa çdo zhvillim i ri tha se do të bëhet i ditur për publikun. Takimi vjen teksa afati kushtetues për përmbylljen e procesit të zgjedhjes së presidentit po afrohet, dhe pas raundit të parë të bisedimeve mes Kurtit dhe Abdixhikut, kur nuk u arrit konsensus mes partive. Pas takimit të parë, Abdixhiku deklaroi se nuk ishte arritur konsensus. “S’kishte emra, s’kishte propozime, s’kishte vullnet për konsensus. Imponimet nuk janë zgjidhja adekuate për LDK-në”, pati thënë ai pas takimit të...
Burimi:
vizionplus.tv