Kryeministri Rama vizitë zyrtare në Kosovë, takim me Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin
Kryeministri Edi Rama viziton sot Kosovën, në prag të festës së saj të pavarësisë më 17 shkurt. “Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë. Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Kryeministri Rama do të takohet me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe më pas me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Kryeministri Rama do të marrë pjesë në promovimin e librit “Kur heshtja flet” të autorit Ahmet Shala, si edhe do të mbajë një leksion të hapur me të rinjtë e Universitetit “Hasan Prishtina” dhe nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë. Po ashtu Policia e Kosovës ka njoftuar se do të ndërmarrë masa për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe për rregullimin e...
Burimi:
kohajone.com