Kryeministri Kurti takim me ambasadorin William Walker në prag të përkujtimit të Masakrës së Reçakut

Kryeministri Kurti takim me ambasadorin William Walker në prag të përkujtimit të Masakrës së Reçakut

Kosova E Mërkurë, 14 Janar 2026 19:56 Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti priti ambasadorin William Walker, ish-shef i Misionit Verifikues të OSBE-së, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe bashkëpunëtorët e tij. Kurti shprehu mirënjohjen e tij për rolin historik të ambasadorit Walker në ekspozimin e krimeve gjenocidale të Serbisë ndaj popullit të Kosovës, si dhe për angazhimin e tij të vazhdueshëm në shërbim të së vërtetës dhe drejtësisë. Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për zhvillimet e fundit në vend dhe për përgatitjet për ceremoninë përkujtimore të Masakrës së Reçakut, që do të mbahet nesër në komunën e Shtimes, ku të dy do të marrin pjesë. Ambasadori Walker falënderoi kryeministrin për pritjen dhe bisedën, duke e uruar gjithashtu për rezultatin zgjedhor dhe fitoren në zgjedhjet e 28...