Kryeministri Kurti pret presidentin Begaj: Thellim i raporteve ndërshtetërore

Kryeministri Kurti pret presidentin Begaj: Thellim i raporteve ndërshtetërore

Kosova E Martë, 17 Shkurt 2026 17:52 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ditën e përvjetorit të 18-të të pavarësisë priti në takim presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj. Ky i fundit shprehu urimet e tij më të përzemërta për popullin dhe shtetin e Kosovës për 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, ndërkaq kryeministrit Kurti i uroi për mandatin e tij të ri dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e aspiratave të popullit të Kosovës për mirëqenie e begati, si dhe të objektivave të qeverisë. Në njoftim thuhet se Kurti dhe Begaj bashkëbiseduan për marrëdhëniet dypalëshe, zhvillimet në vend dhe në rajon, si dhe për rezultatet e marrëveshjeve të deritashme ndërqeveritare, teksa ritheksuan vullnetin e dyanshëm për të zgjeruar edhe më shumë sektorët e bashkëpunimit dhe për...