”Kryeministër i Kosovës të bëhet Thaçi”, Grenell bën thirrje: Pas Hagës, të rikthehet në politikë
Richard Grenell bëri thirrje për rikthimin në politikë të ush presidentit të Kosovës, Hashim Thaci. I dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për misione të posaçme, thotë se Thaci mund të marrë postin e kryeministrit në të ardhmen. Komentet e tij vijnë në kohën kur Kosova përballet me mundësinë e zgjedhjeve të reja pas dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e parlamentit, hap ky të cilin, Grenell e priti me gëzim, cka u pa qarte edhe ne postimin e tij në rrjetin social X. “Lajm i shkëlqyer. Zoti po na përgatit të gjithëve për rikthimin e Hashim Thaçit! Thaçi për kryeministër”, u shpreh Grenell. Thaçi aktualisht ndodhet në paraburgim në Hagë, ku po përballet me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në...
Burimi:
ntv.al