KQZ “vulos” zgjedhjet në Kosovë, seanca e konstituimit të Kuvendit duhet të mbahet brenda 30 ditësh

KQZ “vulos” zgjedhjet në Kosovë, seanca e konstituimit të Kuvendit duhet të mbahet brenda 30 ditësh

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit, duke i hapur rrugë fazës së formimit të institucioneve të reja të vendit. Sipas rezultateve të certifikuara, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 53 mandate në Kuvend. Partia Demokratike e Kosovës ka fituar 22 depute  e pasuar nga  Lidhja Demokratike e Kosovës  me 18 të tillë. “Vetëm në listën e deputetëve të Aleancës ka ndryshime, pasi dy deputetë të zgjedhur kanë hequr dorë nga mandati. Për rrjedhojë, Adrian Gjini dhe Daut Haradinaj do të zëvendësohen nga Bekë Berisha dhe Burim Ramadani”, tha Kreshnik Radoniqi, kreu i KQZ-së në Kosovë Pas certifikimit, ushtruesja e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu  ka detyrimin kushtetues të thërrasë seancën konstituive të Kuvendit brenda 30 ditëve. Në këtë seancë...