Kosovë, presidenti “pezull”/ Afati kushtetues drejt fundit, LVV ende pa hapa konkretë për zgjedhjen e kreut të shtetit

Kosovë, presidenti “pezull”/ Afati kushtetues drejt fundit, LVV ende pa hapa konkretë për zgjedhjen e kreut të shtetit

Kanë mbetur rreth dy muaj nga afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, por deri më tani nuk ka pasur bisedime ndërmjet subjekteve politike për këtë çështje. Edhe pse dështimi për zgjedhjen e presidentit brenda afatit do të çonte në zgjedhje të parakohshme parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje thotë se “nuk është urgjente”. Partia në pushtet, e cila ka 57 deputetë në Kuvend, thekson se aktualisht ka tri prioritete të tjera: konstituimin e Kuvendit, votimin e Qeverisë dhe miratimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare, përfshirë planin e rritjes së BE-së dhe marrëveshjet me Bankën Botërore. Sipas këtij subjekti, çështja e presidentit do të trajtohet më pas, brenda afateve kushtetuese. Presidentja aktuale, Vjosa Osmani, ka shprehur synimin për një mandat të dytë, por nga kabineti i...