Kosovë, arrestohen 40 persona, dyshime për korrupsion dhe falsifikim të dokumenteve

Kosovë, arrestohen 40 persona, dyshime për korrupsion dhe falsifikim të dokumenteve

Njësia e Antikrimit Ekonomik në Kosovë, e udhëhequr nga Prokuroria e Prizrenit, është duke realizuar një aksion në disa rajone të vendit. Policia po ekzekuton 40 urdhër-arreste, mes të cilëve janë Sami Mazreku, ish-drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, dhe ish-drejtori i Financave i kësaj byroeje, Valon Berisha. I gjithë ky grup dyshohet se ka shpërdoruar detyrën dhe ka falsifikuar dokumente për përfitime të paligjshme. Sipas mediave, vlera e dëmit arrin mbi 1 milion euro. /vizionplus.tv