Kosovë/ Aksion në veri, zbulohen armë e granata
Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në veri, ku janë gjetur armë, granata dore e mjete të tjera ilegale. Sipas autoriteteve të Kosovës aksioni u zhvillua pas informacioneve se në tre vende kishte dyshime se mbaheshin armë. Nga aksioni armët u gjetën në një shtëpi të pabanuar në fshatin Jagnjenic të Zubin Patok. Nga policia u sekuestruan 85 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Gjithashtu armë janë gjetur edhe në një shtëpi në fshatin Varage në Zubin Patok. Njoftimi i policisë Kosovë: RASTI I Rreth orës 01:20, njësitë policore kanë kryer kontroll në një shtëpi të pabanuar në fshatin Jagnjenic të Zubin Potokut, ku kanë gjetur dhe sekuestruar: – 95 fishekë të kalibrave të ndryshëm; – 1 emblemë si dhe disa spaleta të Policisë së...
Burimi:
vizionplus.tv