Kosova triumfon me katër gola kundër Sllovakisë, sfidon Turqinë për të arritur Botërorin

Kosova triumfon me katër gola kundër Sllovakisë, sfidon Turqinë për të arritur Botërorin

Kosova E Enjte, 26 Mars 2026 22:50 Triumf historik për Kombëtarja e Kosovës në Bratislavë, ku “Dardanët” mposhtën Sllovakinë me rezultatin spektakolar 3-4, duke siguruar një biletë për në finalen e “play-off”-it të Botërorit 2026. Sfida nisi më mirë për vendasit, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 6-të me anë të Martin Valjent, duke shfrytëzuar një moment përgjumjeje në mbrojtjen kosovare. Megjithatë, reagimi i Kosovës ishte i shpejtë dhe me personalitet. Në minutën e 21-të, Veldin Hoxha realizoi një gol të bukur për të barazuar shifrat, duke rikthyer besimin te skuadra. Në fundin e pjesës së parë, një pakujdesi në prapavijë i kushtoi shtrenjtë Kosovës, pasi sllovakët gjetën sërish rrugën e rrjetës dhe shkuan në pushim me avantazhin minimal. Por pjesa e...