Kosova shënon regres në përpjekjet kundër korrupsionit
Kosova E Martë, 10 Shkurt 2026 11:20 Kosova është vlerësuar me 43 pikë në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2025, të publikuar nga organizata ndërkombëtare Transparency International, që paraqet një rënie prej një pike krahasuar me vitin e kaluar. Ky rezultat e rendit Kosovën në vendin e 76-të në nivel global, nga gjithsej 182 shtete dhe territore, që është tri pozita më poshtë se renditja e vitit 2024. Sipas Transparency International, pikët e indeksit pasqyrojnë nivelin e korrupsionit të perceptuar në sektorin publik, në një shkallë nga 0, që nënkupton korrupsion ekstrem, deri në 100, që tregon mungesë të korrupsionit. Ndërkohë, renditja tregon pozitën relative të një vendi në krahasim me të tjerët. Rezultatin më të lartë Kosova e kishte shënuar në vitin...
Burimi:
kohajone.com