Kosova pa kandidat për President, 72 orë nga skadimi i afatit kushtetues
Kosova E Martë, 3 Mars 2026 20:16 Kanë mbetur më pak se 72 orë, sipas afateve kushtetuese për zgjedhjen e presidentit të ri, asnjë kandidaturë nuk është zyrtarizuar. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti takoi kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun, paraditen e së martës, por tha se nuk është arritur zgjidhja. Emri i nënkryetarit të Vetëvendosjes, Glauk Konjufcës është rikthyer në diskutimet për president, gjë që nuk është konfirmuar nga partia në pushtet. Përpos Konjufcës, presidentja aktuale Vjosa Osmani synon edhe një mandat tjetër, por deri tani nuk ka mbledhur 30 nënshkrimet e kërkuara nga Kushtetuta për të zyrtarizuar kandidaturën.
Burimi:
kohajone.com