Kosova, nga data 16 marsi nisin aplikimet për lejeqëndrim apo për lajmërimin e adresës
Kosova E Diel, 15 Mars 2026 17:08 Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në përputhje me deklarimet e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, të datës 14 mars 2026, janë duke u ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e plotë të Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjete. Sipas njoftimit, periudha informuese e paraparë për këto ligje përfundon më 15 mars, ndërsa nga data 16 mars qytetarët mund të fillojnë me aplikimet për lejeqëndrim apo për lajmërimin e adresës. Po ashtu, ministria do të nxjerrë vendimet e nevojshme administrative për njohjen e përkohshme të kartave të identitetit të lëshuara nga strukturat jolegale paralele serbe, ekskluzivisht për qëllime identifikimi...
Burimi:
kohajone.com