Kosova në listën e vendeve të sigurta të Bashkimit Evropian
Kosova E Mërkurë, 11 Shkurt 2026 14:48 Parlamenti Evropian ka dhënë dritën jeshile për një sërë ndryshimesh të rëndësishme në kuadër të reformës së sistemit të përbashkët evropian të azilit. Një nga risitë kryesore është krijimi i një liste të vetme në nivel të Bashkimit Evropian, ku përfshihen vendet e origjinës që konsiderohen të sigurta. Kjo listë synon të unifikojë qasjen e shteteve anëtare ndaj kërkesave për azil dhe të përshpejtojë procedurat për aplikantët që vijnë nga këto vende. Në mesin e shteteve të përfshira në këtë listë ndodhet edhe Kosova, së bashku me Bangladeshin, Kolumbinë, Egjiptin, Indinë, Marokun dhe Tunizinë. Përfshirja në këtë listë nënkupton se qytetarët e këtyre vendeve, kur aplikojnë për azil në një nga shtetet anëtare të BE-së, do të trajtohen...
Burimi:
kohajone.com