Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, analisti: Lajm i mirë, por zgjedhja e Presidentit mbetet sfidë
“Konstituimi i Kuvendit të Kosovës i ka hapur rrugë formimit të qeverisë së re sipas procedurave kushtetuese, por vendi ende nuk e ka kaluar plotësisht krizën politike”. Kështu u shpreh analisti Agim Krasniqi në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus, me moderator Aleksandër Furxhi. Sipas Krasniqit, konstituimi i legjislaturës së dhjetë të Kuvendit përbën një zhvillim pozitiv, megjithatë sfida e radhës mbetet zgjedhja e Presidentit të Republikës, proces që pritet të zhvillohet brenda afatit kushtetues deri më 4 mars. Ai nënvizoi se pengesa kryesore lidhet me mungesën e numrave të nevojshëm në Kuvend dhe vështirësinë për të arritur konsensus politik, çka mund të çojë sërish në një ngërç institucional dhe madje në zgjedhje të reja. Duke u...
Burimi:
vizionplus.tv