“Kjo është fjala e fundit e popullit”, Balla apel Hagës nga Prishtina: Merr në konsideratë kërkesën e 200 mijë njerëzve

“Kjo është fjala e fundit e popullit”, Balla apel Hagës nga Prishtina: Merr në konsideratë kërkesën e 200 mijë njerëzve

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i ka bërë thirrje Gjykatës Speciale në Hagë që të marrë në konsideratë kërkesën e 200 mijë njerëzve që u bashkuan në një manifestim masiv në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Në një postim në rrjetet sociale, shoqëruar edhe me video nga manifestimi, Balla shprehet se kjo është fjala përfundimtare e popullit. “E ftoj Gjykatën Speciale të Hagës që ta marrë menjëherë në konsideratë kërkesën e 200 mijë njerëzve!”, shkruan Balla krahas videos. Me moton “Drejtësi, jo politikë”, mijëra qytetarë marshuan sot në ditën e pavarësisë së Kosovës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK që po gjykohen në Hagë. Në këtë marshim në të cilin mori pjesë edhe vetë...