Kaja Kallas uron Kurtin për qeverinë e re: Shpejtoni reformat për të zhbllokuar fondet e BE, gati për një takim të nivelit të lartë Prishtinë-Beograd

Kaja Kallas uron Kurtin për qeverinë e re: Shpejtoni reformat për të zhbllokuar fondet e BE, gati për një takim të nivelit të lartë Prishtinë-Beograd

Një lajm inkurajues e ka konsideruar përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas formimin e qeverisë së re në Kosovë me kryeministër Albin Kurtin. Në një postim në rrjetet sociale, ajo bën thirrje për shpejtimin e reformave në mënyrë që të zhbllokohet mbështetja e BE-së. “Pas më shumë se një viti bllokimi politik, formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm inkurajues. Urime Albin Kurti! Ajo që ka rëndësi tani është që të ecë me shpejtësi me reformat. Kjo është mënyra më e shpejtë për të zhbllokuar mbështetjen e BE-së me vlerë qindra miliona euro dhe për të pasur përparim në rrugën e saj drejt BE-së”. Gjithashtu zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian thekson se ky...