“Ja çfarë na tha Wesley Clark”, ish-zv.shefi i shtabit të UÇK rrëfen bashkëpunimin me NATO-n gjatë luftës së Kosovës
Në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ish-zëvendës shefi i shtabit të UÇK-së, kolonel Dilaver Goxhaj rrëfeu në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN bashkëpunimin me NATO-n gjatë luftës së Kosovës, duke e cilësuar atë si bashkëveprimin më të mirë në 50-vjetorin e Aleancës, deklaratë që sipas tij është konfirmuar edhe nga NATO. Komandanti i NATO-s, Wesley Clark u shpreh me mirënjohje për këtë bashkëpunim, duke e quajtur një nga operacionet më të suksesshme në historinë e aleancës. Kolonel Goxhaj theksoi se koordinimi me aviacionin e NATO-s u realizua përmes dërgimit të informacionit taktik, duke mundësuar sulme efektive mbi forcat serbe. “Neve na erdhi në ndihmë se aviacioni i NATO-s pavarësisht se nuk ulej në 6000 m, por ne i jepnim koordinatat që...
Burimi:
javanews.al