Ish krerët e UÇK-së dhe Gjykata Speciale – Vendimi i vitit 2015 që po kushton rëndë

Ish krerët e UÇK-së dhe Gjykata Speciale – Vendimi i vitit 2015 që po kushton rëndë

Gushtin e vitit 2015, ligjvënësit e parlamentit të Kosovës miratuan me shumicë votash ndryshimet kushtetuese që do të mundësonin themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte. Amendamentin për ndryshimin e kushtetutës, e prezantoi para deputetëve ish-kryeministri, Isa Mustafa. Ai argumentoi se partneriteti i Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare është i nevojshëm dhe mbi këtë bazë Kosova duhet t’u përgjigjet detyrimeve ndërkombëtare dhe një nevoje për të dëshmuar luftën e pastër dhe të drejtë, që zhvilloi UÇK-ja. Hashim Thaci, deri përpara nisjes në Hagë, kishte vazhduar ta mbronte këtë vendim të Kuvendit si të drejtë dhe strategjik. Gjykata Speciale u themelua si një lloj detyrimi moral në vazhdën e akuzave të tmerrshme për trafikim të organeve njerëzore, që ka paraqitur senatori zviceran Dik Marty në raportin e...