Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka kritika për Trump: Po destabilizon botën!
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, ka shprehur kritika të forta ndaj presidentit amerikan Donald Trump, duke e akuzuar se po destabilizon botën. Në një reagim për Dritare Tv, Lauka komentoi rrezikun e një konflikti të madh dhe ndikimin e situatës ndërkombëtare mbi Shqipërinë, duke theksuar se edhe pse tensionet janë të larta, ekzistenca e armëve bërthamore mbetet një pengesë për shpërthimin e një lufte globale. Ai gjithashtu kritikoi qasjen e Trump, duke e cilësuar si një faktor kryesor të destabilizimit të rendit ndërkombëtar dhe ndikimin e tij mbi sigurinë globale. Islam Lauka: Nuk e besoj se mund të kalojmë në një luftë të madhe, pavarësisht se situata është goxha e vështirë, por besoj që ekzistenca e armës bërthamore është pengesë për të mos...
Burimi:
javanews.al