I ofroi dorëheqjen partisë, Lumir Abdixhiku i mbijeton votëbesimit në Kuvendin e LDK-së
Kosova E Shtunë, 31 Janar 2026 19:48 Lumir Abdixhiku i ka mbijetuar votëbesimit që e ka kërkuar në Kuvendin e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai i ofroi Kuvendit të partisë dorëheqjen e tij nga pozita e kryetarit, pas rezultatit të shënuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit. Në këtë proces zgjedhor, LDK-ja fitoi 13.24 për qind të votave, rezultati i dytë më i keq qysh prej pasluftës. Disa figura partiake kanë kërkuar dorëheqjen e tij të parevokueshme, duke mos u pajtuar me votëbesim. Në mesin e tyre është Hykmete Bajrami, e cila ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e nënkryetares së partisë dhe e ka kërkuar të njëjtën edhe nga Abdixhiku. “Unë kam zgjedhur të dalë para jush, jo sepse e kam...
Burimi:
kohajone.com